Saturday, 3. October 2026
Futboll

Florian Wirtz: Të zhgënjyer nga dy barazimet, te Liverpool të gjithë kemi pritshmëri më të mëdha

GS 03/09/2026 2 Min. Lesezeit

Sulmuesi gjerman Florian Wirtz është ende i mërzitur për startin me “hapin e breshkës” së Premier League, me Liverpool që ka barazuar në dy sfidat e para. Ndaj Newcastle dhe Nottingham Forest, skuadra e “reds” ka barazuar me rezultatin e njëjtë 2-2.

Me trajnerin e ri Andoni Iraola, sulmuesi ka qenë titullar dhe pritet të ketë më shumë impakt te skuadra. Wirtz pranoi se standardet e ekipit duhet të jenë më të larta sesa të qenit i kënaqur me këtë rezultat, ndaj ai shpjegon se ku ka dështuar Liverpool deri më tani.

“Jam shumë i zhgënjyer me këto dy barazime. Sigurisht, ne kërkojmë më shumë nga vetja. Nuk mundëm t’i merrnim përsëri tre pikët, prandaj jam i zhgënjyer. Duhet të vazhdojmë të punojmë për gjërat që mund të bëjmë më mirë dhe duhet të kthehemi te fitoret”, tha Wirtz.

Më tej, ai shtoi: “Ne duam më shumë, nuk duam të jemi krenarë që u kthyem në lojë pasi pësuam gola, duam të jemi në krye të kundërshtarëve dhe duam të jemi më të mirë se ata dhe të marrim fitoret. Duhet të bëjmë më mirë, të mbrohemi më shpejt, të jemi më të shpejtë në pozicione.”

Teilen: