Saturday, 5. September 2026
Sport

PSG synon Julian Alvarezin në janar

GS 05/09/2026 1 Min. Lesezeit

Paris Saint-Germain raportohet se po përgatit një ofertë të madhe për sulmuesin e Atletico Madridit, Julian Alvarez, gjatë afatit kalimtar të janarit.

Sipas mediumit spanjoll “El Nacional”, transferimi i argjentinasit është kërkuar nga trajneri Luis Enrique, ndërsa presidenti i PSG-së, Nasser Al-Khelaifi, e ka miratuar.

Klubi francez thuhet se është i gatshëm të bëjë një investim të madh për ta bindur Atleticon të heqë dorë nga një prej futbollistëve kryesorë të skuadrës.

Alvarez ishte lidhur gjatë verës me një kalim te Barcelona, por marrëveshja nuk u realizua dhe ai mbeti në Madrid.

Klubi katalanas vazhdon të interesohet për sulmuesin, por PSG-ja synon të veprojë më shpejt dhe ta fitojë garën në janar.

 

Teilen: