Saturday, 5. September 2026
Sport

Zyrtare: Bodrumspor e prezanton Elvir Gashijanin

GS 05/09/2026 1 Min. Lesezeit

Skuadra turke Bodrumspori e ka zyrtarizuar transferimin e sulmuesit kosovar, Elvir Gashijanit.

Gashijani ka nënshkruar kontratë katërvjeçare me klubin që bënë gara në kategorinë e dytë të futbollit turk.

Gashijani te Bodrumspori u transferua nga Llapi për 150 mijë euro.

Llapi ka ruajtur 20 për qind të kartonit të sulmuesit të krahut.

“I urojmë Elvir Gashijanit, i cili është një nga pjesët e rëndësishme të projektit tonë afatgjatë, shumë suksese me fanellën tonë kuq e bardhë dhe e mirëpresim ngrohtësisht”, ka shkruar klubi turk.

20-vjeçari pjesë e Llapit ishte nga viti 2023.

Gashijani në Kosovë ka luajtur edhe për 2 Korrikun dhe Trepçën ’89.  Sulmuesi i talentuar ka paraqitje edhe për Kosovën U17, U19 dhe U21.

Teilen: