Pasi transferoi Dro Fernandez për 10 milionë euro në merkaton e janarit të këtij viti, PSG po punon për një tjetër “vjedhje” te Barcelona, për merkaton e ardhshme në janar.
El Nacional zbulon se Luis Enrique kërkon nga drejtuesit e klubit transferimin e Hamza Abdelkarim, i cili debutoi me Barcelonën këtë sezon në La Liga, por minutat i ka me pikatore.
Enrique është plotësisht i bindur se Hamza do të jetë një nga numrat 9 më të mirë të dekadës së ardhshme, i aftë të arrijë nivelin e Zlatan Ibrahimovic, Robert Leëandoëski, Edinson Cavani apo Erling Haaland.
Klauzola e largimit të 18-vjeçarit egjiptian është vetëm 15 milionë euro, një shifër që nuk përbën aspak problem për parizienët.
Teilen: