Zëvendës trajneri i Dinamos, Glen Daja ka analizuar fitoren ndaj Elbasanit në emision “Super Gol” në RTSH.
“Të them të drejtën ishte një ndeshje mjaft e vështirë. Elbasani është një nga rivalët tonë kryesorë. E dinim se do ishte një ndeshje e vështirë, aq më shumë se ishte në Elbasan dhe ne ishim pritës. Dua të përgëzoj djemtë se ishin në nivelin e duhur. E menaxhuam të gjithë ndeshjen dhe duhet ta kishim mbyllur më herët.
Besoj se çunat e interpretuan ndeshjen mjaft mirë, kundër një kundërshtari si Elbasani që është i fortë dhe ka respekt maksimal”, ka thënë mes të tjerash Daja.
Teilen: