Sunday, 20. September 2026
Futboll

Inter nis bisedimet për rinovimim e kontratës së Dimarco, palët takim në Madrid gjatë ndeshjes së Champions

GS 09/09/2026 1 Min. Lesezeit

Inter ka filluar bisedimet për të rinovuar kontratën e Federico Dimarco. Siç raportohet nga “Sky Sport”, një takim u zhvillua këtë mëngjes në hotelin e ekipit italian në Madrid.

Në tavolinë ka qenë drejtori sportiv i klubit zikaltër Dario Baccin dhe agjenti Arturo Canales, i cili përfaqëson jo vetëm Dimarco por gjithashtu edhe Aleksandar Stankovic.

Ky ishte një diskutim fillestar ballë për ballë përpara një takimi të ardhshëm mes palëve, për të negociuar zgjatjen e partneritetit midis lojtarit dhe klubit. Dimarco është aktualisht nën kontratë deri në qershor 2028.

Teilen: