Në prag të përballjes së sotme ndaj Liverpool-it, Diego Simeone foli edhe për Jonathan David, i transferuar tek Atletico Madrid në ditën e fundit të merkatos, në formë huazimi nga Juventus.
“El Cholo” pret nga sulmuesi kanadez t’i japë një ritëm tjetër ekipit në sulm dhe se ai duhet të rikthehet në formën e dy viteve më parë, kur ishte pjesë e Lille.
“David? Ai na jep shpejtësi, sidomos në krahun e djathtë, si dhe mundësinë për të depërtuar pas shpinës së mbrojtjes, diçka që nuk e kishim në skuadër. Vetëm Giuliano dhe Llorente mund ta bënin këtë në atë krah, por David mund ta bëjë këtë edhe duke lëvizur më shumë në qendër”, tha Simeone.
“Kur ai mbërriti, i thashë se duhet të rikthehet në formën që ishte para dy viteve te Lille”, shtoi Simeone.
Në sezonin e tij të parë te Juventus, Jonathan David e pati shumë të vështirë të përshtatej dhe shënoi vetëm 8 gola. Në sezonin e fundit te Lille, shënoi 25 gola.