Luis de la Fuente, trajneri i Spanjës, beson se këtë vit, “Topi i Artë” duhet të përfundojë në duart e një futbollisti spanjoll. “Gjithmonë mbështes produktin vendas, markën spanjolle. Jemi në elitën botërore për sa i përket formimit, performancës dhe cilësisë. Dhe, me të parën që më vjen në mendje, më mungon Mikel Oyarzabal në listën e kandidatëve. Atij që duhej të shkruante emrat i ra letra në tokë dhe nuk e futi”, – tha me humor De la Fuente.
Trajneri spanjoll përmendi edhe Lamine Yamal: “Mendoj se ai mund ta fitojë ‘Topin e Artë’, sepse është spanjoll dhe futbollist i jashtëzakonshëm. Nëse nuk ndodh këtë vit, do të ndodhë në të ardhmen. Nuk besoj se do të vonojë shumë”.
Për tërheqjen e Marcos Llorentes nga kombëtarja, ai shprehu “respekt dhe mirënjohje absolute”, ndërsa për talentet Carlos Espí dhe Xavi Espart tha se “në të ardhmen me siguri do të jenë pjesë e saj”, por pa nxituar. Në fund, De la Fuente përsëriti dëshirën që finalja e Botërorit 2030 të luhet në Spanjë: “Do të më pëlqente ta drejtoja Spanjën në atë finale”.