Friday, 11. September 2026
Futboll

Harry Kane beson te Bayern: “Këtë herë duhet të jetë viti ynë”

GS 11/09/2026 1 Min. Lesezeit

Një vit më parë u ndalën në fazën gjysmëfinale, pas një përballjeje të çmendur me dy ndeshje ndaj PSG-së, por këtë edicion Bayern Munich synon të shkojë deri në fund në Champions League. Një objektiv ky i konfirmuar edhe nga Harry Kane.

“Bomberi” anglez e ka nisur në mënyrë të qetë këtë sezon, me vetëm dy gola në katër ndeshjet e para, por tani Kane dhe Bayern Munich kanë kthyer vëmendjen nga Champions League.

“Kjo është çështje detajesh. Këtë herë duhet të jetë viti ynë. Jemi vërtet shumë afër. Sezonin e kaluar diferencën e bënë vetëm disa detaje minimale. Dolëm jashtë përballë një skuadre që në fund fitoi turneun dhe u shpall kampione e Champions League për të dytin vit radhazi.

E nisim këtë vit me vetëdije të plotë se ky duhet të jetë sezoni ynë”, u shpreh Harry Kane në një intervistë për TNT Sports.

Teilen: