Friday, 11. September 2026
Futboll

Zola: Maradona më shihte si pasardhësin e tij. U përpoqa, por ishte e pamundur

GS 11/09/2026 1 Min. Lesezeit

𝐆𝐢𝐚𝐧𝐟𝐫𝐚𝐧𝐜𝐨 𝐙𝐨𝐥𝐚, ish-sulmuesi i Cagliari, Parma, Napoli dhe Chelsea, rrëfeu për “Guerin Sportivo” edhe marrëdhënien me Diego Maradonën: “Diego më ndihmoi shumë, më shihte si pasardhësin e tij. E dija se askush nuk mund ta përsëriste atë që kishte bërë, por dhashë maksimumin. Nuk ishte një stafetë e thjeshtë, megjithatë njerëzit më donin…”

𝐏𝐚𝐬𝐡𝐤𝐚𝐥𝐥ë𝐳𝐢𝐦𝐢 𝐦𝐞 𝐍𝐚𝐩𝐨𝐥𝐢𝐧: “Ata ishin shumë të lidhur me mua dhe unë me ta. Në fillim menduan se po ikja. E vërteta ishte ndryshe: klubi ishte në vështirësi financiare dhe, përveç meje, u shitën edhe Ferrara, Fonseca e të tjerë. E sqarova menjëherë se nuk ishte zgjedhja ime. Unë e doja (e dua) Napolin dhe Napoli vazhdoi të më donte”.

𝐏ë𝐫 𝐏𝐚𝐫𝐦ë𝐧 𝐝𝐡𝐞 𝐂𝐡𝐞𝐥𝐬𝐞𝐚: “Në Parma nuk ishte e thjeshtë. Pas njëfarë kohe luajta më shumë si sulmues me Asprillan dhe gjërat u përmirësuan. Isha më pranë portës, shënova shumë gola dhe barazova rekordin tim në Serie A. Pas tri vitesh e gjysmë erdhi mundësia e Chelsea. Ta nisësh nga e para në moshën 30-vjeçare nuk është e lehtë, por gjithçka varet nga motivimi”.

Teilen: