𝐑𝐮𝐛𝐞𝐧 𝐀𝐦𝐨𝐫𝐢𝐦, në konferencën përpara ndeshjes së Milanit me Lazion, foli për ish-legjendën kuqezi 𝐆𝐞𝐧𝐧𝐚𝐫𝐨 𝐆𝐚𝐭𝐭𝐮𝐬𝐨: “𝐆𝐚𝐭𝐭𝐮𝐬𝐨 është një legjendë dhe kjo figurë është e rëndësishme për Milanin. Talenti nuk është gjithçka; me pasion dhe agresivitet mund të kompensosh shumë gjëra në fushë. Vitet e fundit, më shumë sesa talenti, kanë munguar pasioni dhe impenjimi, gjëra me të cilat mund të kapërcesh disa probleme”.
𝐏ë𝐫 𝐠𝐚𝐛𝐢𝐦𝐞𝐭 𝐧𝐝𝐚𝐣 𝐉𝐮𝐯𝐞𝐧𝐭𝐮𝐬𝐢𝐭: “Pak nga të gjitha. Folëm për këtë gjatë javës dhe punuam për gabimet tona. Në ndeshjen e fundit gabuam, jo vetëm taktikisht. Për mua, na mungoi energjia. Në pjesën e parë e menaxhuam mirë zotërimin e topit, por na mungoi agresiviteti në 30 metrat e fundit dhe nuk çuam mjaftueshëm lojtarë në zonën kundërshtare. U tregova lojtarëve pamjet: rastet e Juventusit erdhën kur humbëm topin, edhe pse nuk ishim nën presion”.