Thursday, 1. October 2026
Futboll

I rilindur këtë sezon dhe u grumbullua në kombëtare, ja si Spalletti e bindi Douglas Luiz të qëndrojë te Juventus

GS 12/09/2026 1 Min. Lesezeit

E përditshmja italiane “Tuttosport”, në një analizë të situatës te Juventus, ka zbuluar edhe një bisedë që trajneri Luciano Spalletti ka patur me Douglas Luiz.

Braziliani duket se ka rilindur te Juventus pas dy viteve të kaluara në huazim te Nottingham Forest dhe Aston Villa.

“Duhet ta rrisësh nivelin, sepse kjo nuk mjafton për ne. Nëse më beson, do të bëhesh sërish lojtari që ishe dikur”, kanë qenë fjalët e thëna pas ndeshjes miqësore të korrikut kundër Standard Liège.

Ishin pikërisht këto fjalë që e bindën mesfushorin të qëndronte në Tirono dhe të vazhdojë të veshë fanellën bardhezi.

Si rrjedhojë, Douglas Luiz e ka rifituar vendin e tij si te Juventus, ashtu edhe në kombëtaren e Brazilit, pasi sapo ka marrë një ftesë nga Ancelotti.

Teilen: