Real Madrid është duke udhëhequr 2-0 ndaj Rayo Vallecano, në sfidën që po luhet në “Santiago Bernabeu” dhe është e vlefshme për javën e pestë në La Liga.
Dy protagonistët kryesorë të këtyre minutave të para janë Kylian Mbappe dhe Alvaro Carreras. Në minutën e 14-të, mbrojtësi i majtë pengohet në zonë, arbitri jep penallti për Real Madrid.
Godet Kylian Mbappe, topi në njërën anë përfundon në rrjetë, portieri në anën tjetër. Në minutën e 17-të, Carreras gjen vetë golin këtë herë, pas një kombinimi të bukur me Mbappe.
Teilen: