Lazio e ka nisur mjaft mirë këtë sezon të ri në Serie A, duke marrë 10 pikë në 4 javët e para. Pas tre fitoreve rresht bardhekaltrit e Gennaro Gattuso u ndalën në barazim 2-2 në “Olimpico” në fundjavë ndaj Milanit.
Një nga më të mirët në fushë ishte mbrojtësi i krahut të majtë, Nuno Tavares, për të cilin Gattuso është i bindur se portugezi duhet të ishte te Real Madrid, me talentin që ka.
“Kam thënë gjithmonë se Nuno Tavares është një lojtar i nivelit të Real Madridit. I kam thënë ndihmësit tim: ‘Sikur familja e Tavaresit t’i kishte dhënë 100 milionë euro, ai do t’i kishte shpenzuar të gjitha brenda pesë viteve.’ Karriera e tij mund të përmblidhet në këtë mënyrë. Një lojtar me cilësitë e tij mund të kishte luajtur 10 vite te Real Madrid.
Ai ka të gjitha: shpejtësi, këmbë të djathtë të shkëlqyer, këmbë të majtë të shkëlqyer. Është e pazakontë, por pas një ndeshjeje ka nevojë për kohë që të rikuperohet. Megjithatë, është djalë i mirë. Thjesht duhet t’i hysh në mendje dhe ta bësh të kuptojë. Ai e di që ka talent dhe, me cilësitë që zotëron, mund të kishte kaluar 10 ose 12 vite te Real Madridi. Thjesht duhet ta bësh ta kuptojë këtë”, tha Gattuso.