Pavarësisht se vetëm pak ditë më parë u mbyll merkato e verës, Milan ashtu si edhe të gjitha klubet e tjera të mëdha kanë nisur të mendojnë që tani për merkaton e janarit. Fussball-neës.de duke iu referuar ekspertit të merkatos, Ekrem Konur, zbulon se Milan ka piketuar sulmuesin e Stuttgart, Ermedin Demirovic, si përforcimin e mudnshëm për repartin e sulmit gjatë merkatos së janarit.
28-vjeçari boshnjak shkëlqeu në javën e parë në Champions League, ku shënoi tregolësh në fitoren e Stuttgart 3-1 ndaj Viking. Kontrata aktuale e tij me klubin gjerman skadon në qershor të vitit 2028, vlera e tij në treg aktualisht llogaritet 35 milionë euro.
Përveç Milanit, për boshnjakun ka interes konkret edhe nga klube të tjera të njohura si Juventus apo dhe Leeds United. Në janar, Demirovic pritet të jetë një nga emrat protagonistë. Shkëndijat për të ardhmen e tij kanë nisur që tani.