Phillipe Coutinho është futbollisti më i ri i Santos. Pasi shkëputi marrëdhëniet me Vasco de Gama dhe bëri pushim për një kohë të gjatë për shkak të problemeve me shëndetin mendor dhe ankthin, braziliani Coutinho ka firmosur së fundmi me Santos në Brazil, aty ku do të ribashkohet me shokun e tij të fëmijërisë, Neymar.
“Santos ka përfunduar procedurat për angazhimin e Philippe Coutinhos për pjesën e mbetur të sezonit. Falë aftësive të larta teknike dhe vizionit të mprehtë në fushë, si dhe një karriere plot suksese në Evropë e me kombëtaren braziliane, mesfushori i bashkohet skuadrës ‘Peixe’ me një kontratë që zgjat deri në fund të vitit 2026.
Mirë se erdhe në mbretërinë e futbollit, Coutinho. Dil në fushë dhe shkëlqe”, thuhet në njoftimin për shtyp të klubit brazilian.