Pavarësisht transferimit të Bradley Barcola për 140 milionë euro, Liverpool ende nuk ka gjetur zëvendësuesin ideal për Mohamed Salah, në krahun e djathtë. Pasi francezi mbulon më shumë krahun e majtë.
Mediet angleze zbulojnë se objektivi i madh i Liverpool-it për verën e ardhshme është braziliani i Bournemouth, Rayan. Duke nisur nga viti 2027, klauzola e lirimit të 20-vjeçarit do të jetë 150 milionë euro.
Bournemouth dihet që është një klub shumë i vështirë për negociata, ndaj nëse Liverpool është i vendosur për transferimin e Rayan, duhet të bëjë gati 150 milionë euro.
Një shifër e majme, por nuk është aspak për t’u habitur, ky të paktën dy vitet e fundit, Liverpool i ka kthyer në një gjë normale, këto lloj transferimesh. Verën e kaluar ishte Florian Wirtz dhe Alexander Isak, këtë verë Bradley Barcola.