Pjesa e parë mes Interit dhe Udineses në “San Siro” është mbyllur në barazim 2-2. Miqtë e nisën në mnyrë të vrullshme takimin duke shënuar dy gola në 15 minutat e para.
Në minutën e 9-të, James Abankëah shënon me kokë golin e parë për Udinese, pas një krosimi në zonë. Jurgen Ekkelenkamp dyfishon shifrat për miqtë në minutën e 16-të pas një gabimi të mbrojtjes zikaltër dhe sidomos portierit Josep Martinez.
Në minutën e 26-të, vjen reagimi i Interit. Carlos Agusto shënon një gol spektakolar me një goditje të fuqishme me të majtën nga distanca.
Në minutën e 35-të, vjen goli i barazimi. Nicolo Barella dërgon topin në rrjetë, pas asistit të marrë nga Marcus Thuram. Pjesa e parë vërtet spektakolare, mbyllet 2-2.