Tuesday, 15. September 2026
Futboll

Chivu dhe fillimi tronditës ndaj Udinese: “Fajin e ka Champions-i. Martinez? Do ta mbroj deri në vdekje”

GS 15/09/2026 2 Min. Lesezeit

Cristian Chivu mbeti i kënaqur me Interin pas fitores ndaj Udineses, edhe pse pranoi se skuadra pati disa vështirësi: “Përveç 20 minutave të para, kur u përpoqëm të bënim gjëra me pak energji, reaguam dhe nxorëm krenarinë e dëshirën për të mos humbur. Duhet të analizojmë çfarë nuk funksionoi. Udinese shfrytëzoi mirë lehtësitë tona. Pak e prisja këtë stonim, sepse Champions-i të merr shumë energji. Kemi bërë gabime individuale, të cilat korrigjohen më lehtë. Nuk jemi perfektë dhe as nuk duam të jemi”.

Chivu theksoi se prioriteti është të rrisë rotacionin pa humbur ekuilibrin dhe cilësinë. Për dëmtimin e Stones: “Ka ndier diçka në përkulësin e kofshës, do të bëjmë ekzaminimet”.

Për kritikat ndaj portierit Pepo Martinez, trajneri ishte i prerë: “Do ta mbroj deri në vdekje. Për mua Martinez nuk është problem dhe nuk ka qenë kurrë. Ai do të tregojë vlerat e tij. Gabimet janë pjesë e lojës, askush nuk është perfekt. Pepo Martinez nuk është problem dhe nuk do të jetë kurrë”.

Inter i papërmbajtshëm në pjesën e dytë, super fitore ndaj Udinese. Por, mbrojtja shqetëson (video)

Teilen: