Tuesday, 15. September 2026
Futboll

Interi, shifrat dhe thellësia e një skuadre të madhe europiane. Vetëm Bayern Munich ka më shumë…

GS 15/09/2026 1 Min. Lesezeit

Në Serie A nuk ndodh shpesh që një skuadër të përmbysë një disavantazh 2-0, aq më pak dy herë radhazi. Interi po përfiton nga superioriteti i frikshëm, aq sa shpesh bie në gabime elementare. Megjithatë, në katër javët e para ka treguar një nivel tjetër krahasuar me rivalët.

Cristian Chivu ka mundur të menaxhojë rotacionin: ndaj Napolit, Thuram dhe Calhanoglu e nisën nga stoli, ndërsa ndaj Udineses la pushim Lautaro, Bisseck, Dimarco dhe sërish turkun.

“Sezoni do të jetë i gjatë, kam nevojë për të gjithë”, – tha trajneri rumun. Shifrat e konfirmojnë: Interi ka 9 golashënues të ndryshëm, 5 prej tyre me nga 2 gola. Në 5 ndeshje mes kampionatit dhe Champions-it, zikaltërit kanë shënuar 14 gola.

Arsenali ka 5 golashënues, Manchester City 4, Real Madridi 6, PSG dhe Barcelona nga 7. Vetëm Bayern Munich ka më shumë, 10 golashënues.

Kjo i jep Interit një ndjesi supremacie të ngjashme me atë të bavarezëve në Bundesligë. Por kjo fuqi mund të kthehet në “thikë me dy presa”: besimi se çdo disavantazh mund të përmbyset mund të sjellë sërish pakujdesi që, herët a vonë, mund të kushtojnë shtrenjtë.

 

Teilen: