Në një intervistë për faqen zyrtare të UEFA-s, sulmuesi i Milanit, Gonçalo Ramos, foli mbi zgjedhjen e tij për të kaluar te kuqezinjtë: “Dimensioni i Milanit ishte padyshim një faktor i rëndësishëm, por për mua kanë shumë rëndësi edhe filozofia e trajnerit dhe projekti i klubit për vitet e ardhshme. E ndjeva se Milani besonte tek unë dhe donte të isha pjesë e skuadrës. Kjo ishte një nga arsyet kryesore pse zgjodha të vija këtu.
Amorim? Ka qenë shumë pozitive dhe, në njëfarë mënyre, edhe e thjeshtë, sepse kemi një mënyrë të ngjashme për ta kuptuar futbollin. Fakti që të dy flasim portugalisht na ndihmon të kuptohemi më mirë”.
Për fanellën nr.9, Ramos tha: “Është një fanellë ‘e rëndë’ për t’u veshur, por jam mbi të gjitha krenar që e mora. Është një përgjegjësi e madhe, që e përballoj me krenari dhe vendosmëri”.
Për objektivat: “Kemi cilësitë për të fituar çdo kompeticion ku marrim pjesë, por duhet të ecim hap pas hapi dhe të përqendrohemi te çdo ndeshje”.