Trajneri Mikel Arteta ka theksuar ambicien e tij për ta bërë Arsenal klubin më të mirë në botë, pasi e udhëhoqi klubin e Londrës së Veriut drejt titullit të Premier League dhe një finaleje të Champions League (të humbur ndaj PSG) sezonin e kaluar.
“Sigurisht që duhet të kemi ambicie afatmesme dhe afatgjata, e cila është të ndërtojmë klubin më të mirë në botë,” tha Arteta në një deklaratë për mediat. 44-vjeçari spanjoll drejton “topçinjtë” që prej dhjetorit 2019.
“Mendoj se kjo duhet të jetë, pa asnjë dyshim, ajo që duhet të bëjmë. Por, për ta arritur këtë, ka shumë gjëra që duhen bërë çdo ditë, të cilat të çojnë drejt këtij qëllimi dhe të japin mundësinë për ta realizuar atë”, deklaroi Arteta.
Më tej, ai tha: “Duhet të mbështetesh shumë te njerëzit për ta realizuar këtë. Para së gjithash te pronarët tanë dhe te motivimi e ambicia fantastike. Sipas mendimit tim, ata e kanë dëshirën për ta çuar këtë klub në atë nivel”.
“Dhe, më pas, te niveli i lidhjes që krijon brenda stafit, mes lojtarëve dhe veçanërisht me tifozët tanë, për të krijuar mjedisin e duhur, ekosistemin e duhur rreth klubit. Këtu të gjithë janë të bashkuar nga e njëjta ambicie dhe përpiqen çdo ditë për ta arritur atë“, tha Arteta.