Elliot Anderson, mesfushori që këtë verë u transferua te Manchester City, është shprehur i kënaqur me paraqitjet e deritanishme të skuadrës së tij në Premier League. Me 4 fitore në po kaq ndeshje të luajtura, “qytetarët” udhëheqin renditjen bashkë me Arsenal.
“E kemi nisur mirë kampionatin, por edhe Champions League, duke reaguar pas asaj humbje në Community Shield. Kjo është ajo që e bën City një ekip të madh. Nuk ka qenë e lehtë për asnjërin nga ne, por gradualisht po fitojmë besim te vetja”, deklaroi Anderson.
Duke folur për fitoren në derbi ndaj United, ai shtoi: “Foden ishte i mërzitur që nuk e luajti ndeshjen e plotë, por më pas ishte plot entuziazëm në dhomën e zhveshjes, ashtu siç ishim të gjithë ne. Kjo e bëri ndeshjen shumë më të vështirë, por ne u bashkuam dhe kjo tregoi shpirt luftarak dhe lidership nga ana e djemve”.