Tuesday, 15. September 2026
Futboll

🔥 Klopp e nis me surpriza, në Ligën e Kombeve do të luajë si titullar lojtari që po shkëlqen tek Ajax

GS 15/09/2026 1 Min. Lesezeit

Të enjten, Jurgen Klopp, pritet të bëjë publike listën me lojtarët e thirrur për ndeshjet e Gjermanisë në Ligën e Kombeve. Lothar Matthäus pret që Marc ter Stegen të jetë pjesë e skuadrës së parë të Jürgen Klopp, për sfidat kombëtare në fund të muajit shtator.

Duke qenë se Manuel Neuer u tërhoq nga kombëtarja gjermane pas Kupës së Botës, Klopp duhet të gjejë një portier tjetër titullar dhe Matthäus beson se ky vend i takon Ter Stegen.

34-vjeçari po bën një paraqitje shumë të mirë tek Ajax, aty ku u huazua nga Barcelona. “Nga fjalët e tij, kuptoj se ai do të jetë në skuadër. E di me siguri. Nëse vazhdon me këto paraqitje te Ajax, atëherë ai është padyshim kandidat për t’u bërë portieri i parë i kombëtares,”, tha Matthäus në rubrikën e tij për Sky Sports.

Gjermania do të përballet me Holandën, Greqinë dhe Serbinë.

Teilen: