Bologna e ka nisur shumë keq këtë sezon, duke marrë vetëm një pikë në katër javët e para. Në këtë situatë, drejtuesit e Bologna po mendojnë për shkarkimin e Domenico Tedesco dhe emërimin e një trajneri të ri.
Në listë janë dy emra të njohur, Stefano Pioli dhe Thiago Motta. Të dy e kanë e drejtuar më parë Bologna-n gjatë karrierës së tyre si trajner dhe ky do të ishte një rikthim.
Pioli është i lirë që pas shkarkimit nga stoli i Fiorentinës në fillim të sezonit të kaluar. Motta është “pushim” që nga marsi i vitit 2025, kur u shkarkua nga Juventus.
Ndeshja e radhës për Bologna do të jetë në shtëpi ndaj Torino. Në rast se nuk arrihet rezultat pozitiv as në këtë takim, shkarkimi i Tedesco është i sigurt.