Situata po ndryshon dhe infermieria e Juventus po fillon të boshatiset: Fillimisht Sarr në Reggio Emilia, e tani McKennie dhe Cambiaso, që iu rikthyen stërvitjes në grup. Për pasojë, edhe trajneri Luciano Spalletti është optimist për këto zhvillime të reja.
Si amerikani ashtu edhe italiani bënë përpjekje maksimale për t’u rikthyer në skuadër dhe të jenë gati për ndeshjen hapëse të së enjtes në mbrëmje në Europa League kundër NEC-ut, që luhet në “Allianz Stadium”.
McKennie është në gjendje shumë më të mirë. Lodhja muskulore që e mbajti jashtë fushës për njëfarë kohe është kaluar dhe tani mbetet vetëm të vlerësohet rreziku i një rikthimi të mundshëm të problemit.
Ndërkohë, Andrea Cambiaso e ka lënë pas problemin me kyçin e këmbës dhe lojtari polivalent i Spalletti ka marrë edhe dritën jeshile nga stafi mjekësor për t’u rikthyer në aksion.
Një lojtar që do të mbetet në tribunë është Edon Zhegrova, pavarësisht se shënoi dy gola kundër Sassuolo. Kosovari nuk u përfshi në listën e skuadrës për UEFA-n, një fat i vulosur për të që në mbyllje të merkatos.