Joan Laporta, pas darkës me Jorge Mendes, shprehu mbështetjen e tij për Lamine Yamal në garën për “Topin e Artë”: “Do të isha shumë i lumtur që Lamine ta fitonte Topin e Artë dhe mendoj se e meriton”. Presidenti i Barcelonës e mbrojti nga kritikat për faktin se po promovon kandidaturën e tij: “Edhe të tjerët po e bëjnë këtë”.
Laporta theksoi se “bota ka ndryshuar pak, këta të rinj nuk kanë komplekse. Lamine e tha me natyrshmëri dhe duhet marrë në kuptimin pozitiv”. Presidenti iu referua edhe argumentit të vetë Yamal: “Ai tha se janë dy lojtarë që i konsideron më të mirët, njëri prej të cilëve është vetë”.
Sipas Laporta, “Topi i Artë” vlerëson një sezon të tërë dhe Lamine, përveç talentit individual, “ka merita kolektive, duke fituar La Liga, Superkupën e Spanjës dhe më pas Botërorin”. Për kritikat ndaj tij, Laporta tha: “Nuk i kam parë këto kritika kur fushatën e bëjnë lojtarë të tjerë”. Ai e cilësoi Lamine si “një lojtar referencë në futbollin e sotëm”.