Wednesday, 16. September 2026
Futboll

Donnarumma: Do të kualifikohemi në Europian. Verë shumë e vështirë, tani duhet pozitivitet

GS 16/09/2026 2 Min. Lesezeit

Gianluigi Donnarumma, portieri dhe kapiteni i Italisë, beson se axurrët do të kualifikohen në Europianin 2028, por kërkon ndryshim mentaliteti pas një vere shumë të vështirë: “A do të shkojmë në Europian? Po. Ka nevojë për shumë pozitivitet në ambientin që do të gjej në kombëtare.

Duhet të kthejmë faqen, të jemi sërish optimistë dhe pozitivë dhe të krijojmë një grup të madh. Vetëm ne mund ta bëjmë këtë, me mbështetjen e italianëve që do të jenë me ne që nga ndeshjet e para të ‘Nations League’. Kemi nevojë për ta, për të rishkruar historinë tonë”.

Donnarumma pranon se eliminimi i fundit ishte i dhimbshëm: “E di që vera ishte shumë e komplikuar, për mua dhe të gjithë. Ta shikonim Botërorin nga televizori ishte shumë e vështirë, por duhet ta ngremë kokën. Duhet ta bëjmë, nuk kemi rrugë tjetër”.

Për rikthimin e Roberto Mancinit në stol, ai tha: “Jam i sigurt se do të na japë shumë entuziazëm dhe karikim për këto ndeshje dhe kualifikueset”.

Duke kujtuar finalen e Europianit 2021 në “Wembley”, Donnarumma veçon përqafimin mes Mancinit dhe Gianluca Viallit pas triumfit: “Është një imazh që do ta mbaj gjithmonë me vete. Jam i sigurt se do të rikthehemi të bëjmë mirë dhe të kualifikohemi në Europian e Botëror”.

 

Teilen: