Wednesday, 16. September 2026
Futboll

Flick ndihet i bezdisur nga “zhurma”: Do të jem i lumtur kur të ketë përfunduar “Topi i Artë”

GS 16/09/2026 2 Min. Lesezeit

Hansi Flick mbështet fushatën e Barcelonës që Lamine Yamal të fitojë “Topin e Artë”, por trajneri gjerman pranon se mezi pret që çmimi të jepet dhe kjo çështje të mbyllet.

Për Yamal tha: “Është i sinqertë dhe ka besim te vetja. Kjo më pëlqen. Nëse ai beson se e meriton, edhe unë e mbështes. Ka fituar dy trofe këtu, Botërorin… Ka lojtarë të mëdhenj, por do të jem i lumtur kur të ketë përfunduar kjo çështje”.

Flick e sheh normal faktin që Barça bën fushatë për yllin e saj: “Pse të mos bëjmë fushatë për Lamine? Është lojtari ynë, unë mbështes futbollistët që kanë besim te vetja. Për mua është në rregull. I mbështes lojtarët tanë”.

Trajneri foli edhe për finalen e Champions League 2029 në “Camp Nou”: “Është një lajm i mirë ta presim finale, do të jetë e pabesueshme. Ëndrra jonë është ta fitojmë më parë”.

Ndërsa për sezonin aktual, Flick kërkon përqendrim te ndeshja e radhës: “Nuk mendojmë për rekorde, duam të fitojmë ndeshjet”. Për të, objektivi është i qartë: titujt fitohen duke u fokusuar te momenti dhe puna e skuadrës.

Teilen: