Wednesday, 16. September 2026
Futboll

Ibrahimović sulmon Mbappé: Thotë se e meriton “Topin e Artë”, po çfarë trofesh ka fituar këtë vit?!

GS 16/09/2026 2 Min. Lesezeit

Zlatan Ibrahimović

ka komentuar deklaratën e Kylian Mbappé, i cili tha: “Nuk ka asnjë lojtar që ka pasur një sezon më të mirë se unë”. Suedezi nuk u kursye aspak: “Për të qenë i sinqertë, nuk e kuptoj se për çfarë bëhet fjalë me gjithë këtë fushatë. Është hera e dytë këtë javë që e shoh duke dhënë intervista për të folur mbi ‘Topin e Artë’.

Nëse ai beson vërtet se është i vetmi që e meriton më shumë, atëherë duhet t’ua lërë vendimin atyre që votojnë për çmimin. Nuk po them se Kylian nuk e meriton. Absolutisht që e meriton të jetë në diskutim, por ka shumë lojtarë që e meritojnë dhe që nuk dalin kurrë të bëjnë fushatë për veten.

Shikoni Lionel Messin. Të gjithë e panë ndikimin dhe paraqitjet e tij të jashtëzakonshme me klubin dhe kombëtaren, por ai nuk pati nevojë të thoshte asgjë për këtë. Ndonjëherë, futbolli yt duhet të flasë vetë. Ose ndoshta pasiguria është një tjetër faktor. Mbappe thotë se ka qenë më i miri, por të na tregojë trofetë që ka fituar këtë vit”.

Teilen: