Pavarësisht se ka 10 lojtarë të nominuar në garën për “Topin e Artë”, PSG ka zgjedhur të përqëndrojë fushatën e saj mediatike dhe jo vetëm, te dy prej tyre.
Le Parisien zbulon se PSG është përqëndruar vetëm te Khvicha Kvaratskhelia dhe Ousmane Dembele. Procesi i votimit ka nisur zyrtarisht. Ceremonia do të mbahet në Londër më 26 tetor.
Ende nuk dihet si do të ndikojë ky vendim i klubit te lojtarët e tjerë të nominuar, por që nuk do të mbështeten në sprintin final. PSG vendosi një rekord këtë seozn me 10 lojtarë të nominuar, si më poshtë:
1. Ousmane Dembele
2. Achraf Hakimi
3. Khvicha Kvaratskhelia
4. Marquinhos
5. Nuno Mendes
6. João Neves
7. Willian Pacho
8. Fabian Ruiz
9. Ferran Torres
10. Vitinha