Thursday, 17. September 2026
Sport

Juventusi gati për Ligën e Evropës, por pa Zhegrovën

GS 17/09/2026 1 Min. Lesezeit

Pas humbjes në kampionat nga Sassuolo, skuadra e Juventusit është gati për fillimin e sezonit në Ligën e Evropës.

Sonte, Juventusi nis rrugëtimin evropian me ndeshjen kundër ekipit nga Holanda, NEC Nijmegen, që luhet në Torino dhe nis në orën 21:00.

Megjithatë, pjesë e Juventusit për këtë ndeshje nuk do të jetë futbollisti i Kosovës, Edon Zhegrova, i cili shkëlqeu ndaj Sassuolos me dy gola.

Në fakt, Zhegrova nuk do të jetë pjesë e Juventusit për asnjërën prej ndeshjeve të Ligës së Evropës, pasi nuk është përfshirë në listë nga trajneri Luciano Spalletti.

Spalletti është kritikuar ashpër për disfatën nga Sassuolo dhe lënien e Zhegrovës, jo vetëm jashtë listës së UEFA-s, por edhe në bankën e rezervistëve për ndeshjet kampionale.

Krahas këtij dueli, sonte në dy termine, nga ora 18:45 dhe 21:00, do të zhvillohen edhe tetë ndeshje tjera të xhiros së parë të fazës së ligës në Ligën e Evropës.

Teilen: