Thursday, 17. September 2026
Futboll

Nga merkatoja e vlerësuar me “10” te “skuadër jo e përshtatshme”. Amorim dhe krahasimi me Allegrin

GS 17/09/2026 1 Min. Lesezeit

Humbja e parë e epokës “Amorim” e ka vendosur Milanin në qendër të kritikave. Futbolli ofensiv i shumëpritur mungon, ashtu si edhe golat, ndërsa ndaj Benfica, skuadra kuqezi krijoi shumë pak raste.

A është faji te lojtarët që nuk përshtaten me projektin e trajnerit portugez? Vetë Amorim duket se ka ndryshuar qëndrim në mënyrë të dukshme. Në fillim të shtatorit deklaronte: “Vlerësimi im për merkaton është 10, kam skuadrën më të mirë në botë”, ndërsa tani thotë: “Jo të gjithë lojtarët në dispozicion janë të përshtatshëm për stilin tim të lojës. Nuk i kam karakteristikat perfekte”.

Ai ka shtuar edhe: “Na mungon cilësia” dhe “kam nevojë për kohë”, deklarata që tregojnë presionin mbi trajnerin.

Krahasimi me Max Allegrin është i pashmangshëm. Në 5 ndeshjet e para të sezonit të kaluar, Allegri mori 12 pikë, me 4 fitore, 1 humbje, 9 gola të shënuar e 2 të pësuar. Amorim ka 2 fitore, 2 barazime, 1 humbje, 7 gola të shënuar dhe 6 të pësuar, përfshirë “Europa League”. Megjithatë, kalendari i Amorim ka qenë më i vështirë, ndaj Juventusit, Lazios e Benfica, dhe tri ndeshje jashtë fushe.

Teilen: