Thursday, 17. September 2026
Sport

Dellova e Krasniqi grumbullohen me Kosovën

GS 17/09/2026 1 Min. Lesezeit

Mbrojtësi Lumbardh Dellova dhe sulmuesi i krahut, Ermal Krasniqi do të jenë në mesin e futbollistëve të ftuar te Kosova për ndeshjet e Ligës së Kombeve.

Skuadra nga Turqia, Amedspor ka zbuluar se dyshja, Dellova e Krasniqi, tashmë kanë marrë ftesat për t’u bashkuar me “Dardanët” që këtë muaj dhe muajin tjetër, i zhvillojnë katër ndeshje.

Dellova e Krasniqi gjatë afatit kalimtar të verës u transferuan te Amedspori, duke u shndërruar në lojtarët kyç të ekipit që po debuton në Superligën e Turqisë.

Selektori i Kosovës, Franco Foda të premten do ta bëjë publike listën e tij, pasi Kosova e nis grumbullimin të hënën, pra më datën 21 shtator.

Kosova në sezonin e ri të Ligës së Kombeve, do të luajë për herë të parë në ligën B dhe do t’i luajë katër ndeshje, dy me Austrinë dhe nga një me Irlandën e Izraelin.

Këto ndeshje, do të zhvillohen më datat 24 e 27 shtator, si dhe 1 e 4 tetor, ku Kosova dy i luan në shtëpi dhe dy në udhëtim.

Teilen: