Federata Shqiptare e Futbollit ka befasuar të gjithë, pasi të enjten ka njoftuar për ndryshimin e axhendës të Kombëtares së Shqipërisë.
Lista e ekipit nuk do të zbulohet të premten, siç ishte njoftuar më parë, por të shtunën ku menjëherë pas publikimit edhe selektori Rolando Maran do të mbajë konferencën për shtyp.
Selektori Maran, listën do ta shpallë në orën 11:00 në shtëpinë e futbollit në Tiranë kurse grumbullimi i ekipit nis të hënën, me seancën e parë stërvitore që do të mbahet pasdite.
“Kombëtarja shqiptare do të nisë këtë fundjavë përgatitjet për ndeshjet e UEFA Nations League, me kuqezinjtë që do të kenë një kalendar të ngjeshur gjatë muajve shtator dhe tetor, me katër sfida në program”, ka shkruar FSHF.
Shqipëria më 26 shtator luan në shtëpi me Bjellorusinë, për të vazhduar pastaj me San Marinon pas tri ditësh, me Finlandën më 3 tetor dhe për ta mbyllur me San Marinon pas tri ditësh.
“Katër ndeshjet e shtatorit dhe tetorit do të jenë një tjetër etapë e rëndësishme për Kombëtaren shqiptare, që synon të vijojë rrugëtimin në UEFA Nations League me përgatitje maksimale dhe përkushtim në çdo sfidë”, mbyllet njoftimi i FSHF.