Thursday, 17. September 2026
Sport

Taulant Xhaka shpërthen pas Hagës, reagimi i tij tërbon mediat serbe

GS 17/09/2026 2 Min. Lesezeit

Vendimi i Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së ka sjellë reagime të shumta edhe nga bota e sportit.

Një prej tyre vjen nga Taulant Xhaka, ish-futbollisti i Kombëtares shqiptare dhe vëllai i madh i kapitenit të Zvicrës, Granit Xhaka. Xhaka ka publikuar në Instagram një poster ku shfaqen Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, ndërsa në të shkruhet: “Mos e Harroni Historin!” dhe “JO NË EMRIN TIM”.

Në poster shfaqet gjithashtu mesazhi “Liria e tyre është nderi ynë”. Më pas, Xhaka ka publikuar edhe një imazh të Kadri Veselit, duke shkruar: “Gjithmonë me ju”.

Postimi ka shkaktuar reagime dhe polemika, veçanërisht në mediat serbe, të cilat e kanë cilësuar si “skandal”. Reagimi i Taulant Xhakës vjen një ditë pas vendimit të Hagës. Gjykata Speciale dënoi Hashim Thaçin me 25 vite burg, ndërsa Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi u shpallën gjithashtu fajtorë për akuza të lidhura me krime lufte.

Taulant Xhaka, me origjinë nga Kosova, ka mbajtur për vite fanellën e Kombëtares shqiptare, ndërsa vëllai i tij më i vogël, Graniti, ka zgjedhur të përfaqësojë Zvicrën. Të dy kanë luajtur edhe së bashku te Baseli. Reagimi i tij tashmë është bërë pjesë e debatit publik që ka shpërthyer pas vendimit të shumëdiskutuar të Hagës./Top Channel

Teilen: