Drejtori sportiv i Juventusit, Frederic Massara, hodhi poshtë zërat për të ardhmen e Luciano Spallettit, duke theksuar besimin e plotë të klubit te trajneri.
“Ne të gjithë, që përfaqësojmë fanellën e Juventusit, kemi detyrimin të mos minimizojmë asnjë pikë të humbur, por duhet të bëjmë analiza të qeta. Dhe kjo analizë nis nga një siguri: Juventusi është në duar të shkëlqyera dhe klubi ka besim total tek aftësitë e trajnerit dhe të vetë skuadrës. Besojmë se me punë ky proces rritjeje mund të përshpejtohet”, – tha ai për “Sky”.
Për merkaton: “Gjatë merkatos bëmë shumë gjëra interesante, gjithmonë brenda disa kufizimeve të vendosura nga UEFA. Jemi të kënaqur me atë që bëmë. E dimë se kemi ndryshuar shumë; sonte luajtën 8 lojtarë të rinj. Juventusi është i shtati për minutazhin e lojtarëve të rinj dhe kjo duhet të na bëjë të kemi durim për të ndërtuar diçka që mund të jetë frytdhënëse”.
Për Woltemade: “E morëm sepse e konsiderojmë një sulmues të fortë si Kolo Muani, me të cilin mund të jetë plotësues. Jemi shumë të bindur se mund të bëjë mirë që në fillim”.