Friday, 18. September 2026
Sport

FCSB synon transferimin e Emërllahut në janar

GS 18/09/2026 2 Min. Lesezeit

Pas Meriton Korenicës, skuadra nga Rumania, Steaua Bukureshti apo siç njihet me emrin FCSB, po synon një tjetër futbollist të Kosovës.

Realisht, kjo skuadër në fillim të këtij viti tentoi transferimin e tij, por në fund, Lindon Emërllahu përfundoi në Ukrainë, te Polissya Zhytomyr që i pagoi Clujit 1.5 milionë euro.

Megjithatë, pronari i skuadrës rumune, Gigi Becali nuk ka hequr dorë nga shërbimet e Emërllahut dhe do të tentojë transferimin e tij në afatin kalimtar të janarit.

Te skuadra FCSB, janë të bindur se mund ta rikthejnë Emërllahun pas një viti në Rumani dhe po bëjnë gati një ofertë prej 2 milionë eurosh për kartonin e tij.

Emërllahu ka kontratë deri në vitin 2028 me ekipin nga Ukraina, ndërsa në Rumani tregoi paraqitje të mira me fanellën e Clujit përgjatë një viti sa ishte pjesë e këtij ekipi.

Në sezonin aktual, Emërllahu në 5 ndeshje në kampionatin e Ukrainës ka regjistruar 2 asistime kurse mbetet të shihet nëse do të rikthehet në Rumani dhe të jetë sërish bashkëlojtar në ekip me Meriton Korenicën.

Korenica javë më parë u largua nga Cluji për të skuadra nga Bukureshti, me të cilën ka kontratë deri në vitin 2028.

Teilen: