Friday, 18. September 2026
Sport

Nations League/ De La Fuente shpall listën me dy risi dhe dy rikthime

GS 18/09/2026 2 Min. Lesezeit

Vetëm 61 ditë pas golit të Ferran falë të cilit Spanja u shpall kampionë e botës, Luis de la Fuente shpall listën e skuadrës së tij për takimet e radhës në Nations League.

Bëhet fjalë për një listë të hartuar me kujdes, duke planifikuar të ardhmen. Ai ka peshuar performancat si në klube dhe në kombëtare.

Kjo skuadër vjen me Ceutën në zemrat e të gjithëve, përfshirë edhe atë të RFEF-së, pasi ishte tema qendrore e njoftimit. Ka disa probleme fizike që kanë detyruar disa ndryshime në listë.

Dëmtimi në gju i Joan Garcías hap derën për një debutim, ndërsa Josep Martínez, duke shkëlqyer te Interi, fiton garën kundër Leo Román. Ai është një nga fytyrat e reja, por ka më shumë. Në sulm spikat prania e Roberto Fernández, i cili është paraqitur mjaft mirë Espanyol.

Rithimi i Fermin-it ishte i pritshëm, por tani është zyrtar. Ai ishte titullar i rregullt para dëmtimit të tij fatal dhe do të mbetet i tillë. Për më tepër, ai e ka filluar sezonin në mënyrë brilante. Dhe po zë vendin e Gavit, i cili është ai që është lënë jashtë loje. rikthim tjetër i bujshëm është  edhe ai i Dean Huijsen.

Të grumbulluarit e Spanjës:

Portierë: Unai Simón, David Raya, Josep Martínez.

Mbrojtës: Pedro Porro, Pubill, Laporte, Cubarsí, Eric García, Huijsen, Cucurella, Grimaldo.

Mesfushorë: Rodrigo, Zubimendi, Fabián, Pedri, Merino, Fermín, Olmo.

Sulmues: Lamine Yamal, Víctor Muñoz, Nico Williams, Baena, Yeremy Pino, Oyarzabal, Ferran dhe Roberto.

Teilen: