Granit Xhaka po përballet me një hetim nga autoritetet zvicerane, pasi Prokuroria e Luzernit ka nisur procedurë penale lidhur me një certifikatë vaksinimi kundër COVID-19.
Sipas mediumit zviceran Blick, rasti ka të bëjë me dyshimet për përdorim të një certifikate të falsifikuar ose të lëshuar në mënyrë të parregullt.
Çështja lidhet me një mjeke në Luzern, ordinanca e së cilës ishte bastisur nga policia në vitin 2023.
Gjatë kontrollit, autoritetet kishin sekuestruar materiale që tashmë po shqyrtohen në kuadër të hetimit.
Xhaka i ka mohuar akuzat.
Përfaqësuesi i tij, Andreas Bantel, ka deklaruar se futbollisti i Sunderlandit posedon dokumentacion nga mjekja që dëshmon se është vaksinuar dy herë, më 25 janar dhe 11 nëntor 2022.
33-vjeçari pritet të merret në pyetje nga autoritetet zvicerane në fillim të tetorit.
Xhaka kishte rezultuar pozitiv me COVID-19 në shtator të vitit 2021, ndërsa çështja e certifikatës së vaksinimit është rikthyer tashmë në vëmendjen e autoriteteve zvicerane.