Friday, 18. September 2026
Sport

Zinedine Zidane publikon listën e parë me Francën, pesë emra të rinj në skuadër

GS 18/09/2026 1 Min. Lesezeit

Trajneri i ri i kombëtares franceze, Zinedine Zidane, ka zbuluar listën e tij të parë të futbollistëve të ftuar për sfidat e ardhshme në Ligën e Kombeve.

Në këtë grumbullim të parë nën drejtimin e teknikut francez, vëmendjen e kanë marrë pesë lojtarë që marrin ftesën për herë të parë: Guillaume Restes, Andy Diouf, Jérémy Jacquet, Lucas Da Cunha dhe Esteban Lepaul.

Grumbullimi i kombëtares do të nisë zyrtarisht këtë të hënë, ku “Gjelat” do të përgatiten për katër përballje të rëndësishme në kuadër të Ligës së Kombeve ndaj Turqisë, Belgjikës (dy herë) dhe Italisë.

Teilen: