Saturday, 19. September 2026
Sport

Rikthehet Etrit Berisha, mungon Broja! Maran shpall listën e Nations League me disa risi

GS 19/09/2026 1 Min. Lesezeit

Trajneri Rolando Maran ka shpallur sot listën e lojtarëve të grumbulluar për 4 sfidat e Nations League që do të luhen nga data 26 shtator deri më 6 tetor. Në listë ka

Trajneri italian ka rikthyer portierin Etrit Berisha, në mungesë të Tomas Strakoshës për dëmtim. Berisha, 37 vjeç, luan në kampionatin suedez me Hacken. Jashtë listës këtë herë kanë mbetur Armando Broja dhe Nedim Bajrami.

Risia e listës së trajnerit Maran është Sabah Kerjota, sulmues i krahut të djathtë që luan në Skoci.

Kombëtarja shqiptare luan fillimisht me Bjellorusinë në shtëpi, më 26 shtator, pastaj përballet me San Marinon në transfertë më 29 shtator dhe po jashtë fushe me Finlandën më 3 tetor. Tri ditë më pas, më 6 tetor, kuqezinjtë presin në shtëpi San Marinon. Stërvitjen e parë trajneri Maran do ta kryejë pasditen e së hënës në Shtëpinë e Futbollit.

Teilen: