Saturday, 19. September 2026
Sport

Jasir Asani u la jashtë Kombëtares, sulmuesi reagon: Më mirë të mos flas!

GS 19/09/2026 1 Min. Lesezeit

Jasir Asani ka reaguar menjëherë pasi u la jashtë listës së Kombëtares. Sulmuesi ka postuar në rrjetet sociale.

“Po rri urtë se e di veten. Historia nuk harrohet kurrë. Më mirë të mos flas më”, shkruan Asani.

Është hera e dytë që trajneri Maran nuk e fton heroin e kualifikimit në Europianin 2024. 31-vjeçari i Esteghlal ndërkohë e ka nisur si duhet sezonin në Iran.

Asani regjistron katër gola dhe dy asistime në tetë ndeshje. Kjo formë gjithsesi nuk ka mjaftuar për ta rikthyer te kuqezinjtë.

Teilen: