Saturday, 19. September 2026
Sport

Akuzohet se ka falsifikuar certifikatën e vaksinave, Xhaka hetohet në Lucern

GS 19/09/2026 1 Min. Lesezeit

Zyra e prokurorit publik të Lucernës po heton kapitenin e ekipit kombëtar zviceran të futbollit, Granit Xhaka. Hetimi ka të bëjë me certifikata të dyshuara të falsifikuara të vaksinimit kundër COVID-19, siç konfirmohet nga policia e Lucernës.

Kjo vjen pas raportimeve në gazetën zvicerane “Blick” dhe agjencinë zvicerane të lajmeve Keystone-SDA.

Kreu i zyrës së medias, Simon Kopp, në zyrën e prokurorit publik të Lucernës pohoi se kjo ccështje ka si qëlllim që të sqarojë nëse lojtari ka falsifikuar certifikatën e koronavirusit.

Sipas gazetës “Blick”, Xhaka ka marrë konfirmimin e vaksinimit të tij  pa qenë në të vërtetë i vaksinuar.

Zëdhënësi i Xhakës, Andreas Bantel, tha për “Blick” se futbollisti ka konfirmimin nga mjeku i tij në lidhje me dy vaksinat kundër COVID-19. “Xhaka është plotësisht dhe në mënyrë transparente në dispozicion të autoriteteve”, tha Bantel. A.V.

Teilen: