Saturday, 19. September 2026
Sport

Infrastruktura e futbollit kosovar merr hapa para, Agim Ademi viziton kompaninë gjermane të ulëseve

GS 19/09/2026 2 Min. Lesezeit

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi, ka realizuar një vizitë zyrtare në Gjermani, ku ka vizituar një kompani të specializuar në prodhimin e ulëseve të stadiumeve në Munster, të cilat përmbushin standardet më të larta evropiane.

Kjo vizitë shërben si pjesë e përgatitjeve të FFK-së për procesin që do të nisë së shpejti për sigurimin e ulëseve të stadiumit qendror të Kampit Nacional në Hajvali, transmeton lajmi.net.

Siç theksoi kreu i FFK-së, synimi i këtij projekti është që çdo detaj të jetë plotësisht në përputhje me standardet moderne dhe kërkesat më të larta për infrastrukturën sportive, teksa puna dhe përkushtimi për përmirësimin e kushteve të futbollit kosovar do të vijojnë me intensitet.

Postimi i plotë: 

Gjatë vizitës në Gjermani, pata mundësinë të vizitoj një kompani të specializuar në prodhimin e ulëseve të stadiumeve në Münster, të cilat përmbushin standardet më të larta evropiane.

Kjo vizitë është pjesë e përgatitjeve tona për procesin që Federata e Futbollit e Kosovës do ta nisë së shpejti për sigurimin e ulëseve për stadiumin qendror të Kampit Nacional të FFK-së në Hajvali.

Synimi ynë është që çdo detaj i këtij projekti të jetë në përputhje me standardet moderne dhe kërkesat më të larta për infrastrukturën sportive.

Vazhdojmë me përkushtim për ta ndërtuar një infrastrukturë moderne për futbollin e Kosovës./lajmi.net/

Teilen: