Sunday, 20. September 2026
Sport

Reali pëson nga Atletico në derbin e Madridit

GS 20/09/2026 2 Min. Lesezeit

Atletico Madridi e ka fituar derbin e madh të qytetit ndaj Real Madridit, duke e mposhtur në kuadër të xhiros së shtatë të La Ligas.

Në duelin e luajtur të dielën, në stadiumin “Wanda Metropolitano”, Atletico ka triumfuar me rezultatin e ngushtë 2:1.

Të tre golat e këtij takimi, janë shënuar në pjesën e dytë pasi 45 minutat e parë, përfunduan 0:0.

Në fakt, Atletico shënoi të dy golat brenda gjashtë minutave.

Fillimisht, rezultati u zhbllokua nga Alejandro Grimaldo, i cili realizoi nga penalltia në minutën e 53-të.

Ndërkohë, në minutën e 59-të, Jonathan David realizoi për 2:0.

Deri në fund të takimit, Real Madridi krejt çka arriti ishte të shënoi golin e nderit me anë të mbrojtësit Antonio Rudiger (89’).

Duhet theksuar se Reali për më shumë se gjysmë ore ka luajtur me një lojtar më pak, pasi mbrojtësi Dean Huijsen u ndëshkua direkt me karton të kuq në minutën e 52-të.

Me këtë fitore, Atletico është ngritur në kuotën e 16 pikëve, një më shumë se Real Madridi që regjistroi humbjen e dytë sezonale në kampionat.

Ndërkohë, tabelës i prinë Barcelona me 21 pikë të grumbulluara.

Teilen: