Monday, 21. September 2026
Sport

Foda flet sot në konferencë për media për sfidat e ardhshme të Kosovës

GS 21/09/2026 1 Min. Lesezeit

Kombëtarja e Kosovës nis sot grumbullimin për ndeshjet e Ligës së Kombeve, ndërsa Federata e Futbollit të Kosovës ka njoftuar për agjendën e ditës së parë të përgatitjeve.

Në orën 12:00, përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda, do të mbajë konferencë për media, ku pritet të flasë për përgatitjet e Dardanëve dhe sfidat e ardhshme të përfaqësueses.

Ndërkohë, në orën 17:00, Kombëtarja e Kosovës do ta zhvillojë stërvitjen e parë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Kjo shënon nisjen zyrtare të grumbullimit të futbollistëve të Kosovës, ndërsa vëmendja kryesore sot do të jetë te deklaratat e përzgjedhësit Foda dhe puna e parë e skuadrës në fushë.

Teilen: