“Një gjë është të grumbullohesh, si Cole për shembull, por të performosh për Anglinë është një tjetër diskutim”, tha Tuchel pak ditë më parë kur shpalli listën e lojtarëve të grumbulluar për ndeshjet e radhës të “Tre Luanëve” në Nations League.
Këto fjalë të komisarit teknik gjerman kanë lënduar fantazistin e Chelsea-t, i cili sot ka vendosur që të mos prezantohet në qendrën e grumbullimit të Anglisë.
Për ndeshjen me Spanjën Kroacinë dhe dy duelet me Republikën Çeke, Tuchel nuk do të mund të mbështetet as në shërbimet e dyshes së United, Mainoo dhe Rashford. Të dy lojtarët janë të dëmtuar dhe kanë njoftuar stafin e kombëtares se nuk do të jenë të gatshëm për katër takimet e para. A.V.
Teilen: