Disa nga yjet e Kombëtares së Kosovës në mëngjes kanë ateruar në Prishtinë, para ndeshjeve të Ligës së Kombeve.
Përzgjedhësi Franco Foda do ta zhvillojë seancën e parë stërvitore para këtyre katër ndeshjeve tepër të rëndësishme, ku Kosovës faktikisht i nevojitet së paku pozita e dytë në grup.
Nga lojtarët e ftuar, tashmë Vedat Muriqi, Lumbardh Dellova, Milot Rashica, Ermal Krasniqi si dhe prurja e re Dion Kacuri kanë mbërritur në Prishtinë.
Ishte i pari i FFK-së Agim Ademi që ka dalur t’i mirëpresë, ndërsa ata do të udhëtojnë për në hotel para se të zbresin në “Fadil Vokrri” për ta zhvilluar stërvitjen e parë nga ora 17:00.
Rikujtojmë, këtë të enjte Kosova e zhvillon përballjen e parë ndaj Irlandës.



Teilen: