Monday, 21. September 2026
Sport

Basketboll, Superkupa luhet më 29 shtator

GS 21/09/2026 1 Min. Lesezeit

Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK), të hënën ka përcaktuar datën e finales të Superkupës së Kosovës.

Në këtë finale që do të luhet në palestrën “Mizahir Isma” në Rahovec, do të përballen Trepça me Bashkimin.

FBK ka bërë të ditur se ndeshja do të zhvillohet javën e ardhshme, saktësisht më datën 29 shtator dhe me fillim nga ora 19:00.

Gjithashtu, federata ka njoftuar se të gjitha biletat e blera më herët mbeten të vlefshme  për të gjithë tifozët.

Kjo ndeshje është dashur të zhvillohet javën e shkuar, pak ditë para fillimit të Superligës së Kosovës, por ishte shtyrë me kërkesën e organizatorëve.

Sezoni i ri në elitën e basketbollit kosovar, tashmë ka nisur, ku si Trepça ashtu edhe Bashkimi, kanë startuar me fitore.

Teilen: